Vdes 27-vjeçari që u rrëzua në vendpunishte, Policia arreston një person lidhur me rastin

by Nexhat

Ka vdekur në QKUK 27-vjeçari me inicialet B.G, që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash në një vendpunishte dhe për pasojë mori lëndime të rënda.

Lajmin e kanë konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, dhe Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e lartëcekur rreth orës 21:35 nga QKUK është raportuar se viktima i cili ka qenë në trajtim mjeksor ka vdekur. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për Obduksion”, kanë deklaruar nga Policia.

Nga Policia kanë bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS  Prishtinë / 21.12.2023 – 07:00-07:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy