Blinken: Jemi thellësisht të shqetësuar për vendndodhjen e Navalnyt, të lirohet menjëherë

by Nexhat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se janë të shqetësuar për liderin opozitar rus Aleksey Navalnyn, i cili është raportuar i zhdukur për gati tre javë në Rusi.

Blinken ka bërë thirrje që të lirohet menjëherë Navalny,

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vendndodhjen e Aleksey Navalny, i cili tani është zhdukur në sistemin e burgjeve të Rusisë për gati tre javë. Ne bëjmë thirrje edhe një herë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe për t’i dhënë fund shtypjes së vazhdueshme të zërave të pavarur në Rusi”, shkroi Blinken në platformën X.

Përndryshe, mungesa e paraqitjes së Navalny në seancat gjyqësore ka shkaktuar reagime të mëdha, duke u dhënë edhe si arsye zgjedhjet që do të mbahen atje në prill të vitit të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy