“Faleminderit shqiptarëve nga Shqipëria dhe Dardania”, Besa Kokëdhima i referohet Kosovës me Dardani në falënderimin e saj pas Fest 62

by Nexhat

Pas një nate emocionuese në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh, këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima iu drejtua publikut me një postim të ngrohtë në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të.

Çmimi i publikut që ajo mori i dhuron asaj të drejtën për t’u bërë përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2024’, një ngjarje që pa dyshim është kulmi i karrierës së saj deri më tani

Në postimin e saj në Instagram, Besa shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakrahasueshme që mori nga fansat, duke i përmendur ata jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Dardania – duke iu referuar Kosovës me emrin e saj historik dhe duke u siguruar që të përfshijë edhe shqiptarët përtej kufijve shtetërorë në falënderimet e saj.

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSh ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong. Faleminderit i mrekullueshmi Bojken Lako, artisti i vertetë në skenë e në jetë! Faleminderit e adhurueshmja Fjolla Haxhismajli për realizimin e veshjeve të mia në FIK! Je dashuri”, shkroi ajo.

Në fjalët e saj ndihet emocioni dhe këmbëngulja për të dhënë më të mirën në përfaqësimin e vendit në një prej skenave muzikore më të mëdha në Evropë.

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Ky postim lidh Besën jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me shqiptarët në Kosovë dhe mbarë botën, duke krijuar një simbol të bashkimit dhe krenarisë kombëtare para sfidës së madhe që e pret në Eurosong 2024

Përndryshe fitues i çmimit të parë në Festivalin e Këngës në RTSh, u shpall artisti i ri nga Kosova, Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”. /Telegrafi/

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy