Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur hipokrizi dërgimin e Ligjit për Fondin Sovran nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo ka thënë se ky subjekt politik opozitar e kishte pranuar fondin si pjesë e programit qeverisës në koalicionin me Vetëvendosjes në “Koalicionin e Shpresës”.
“LDK dërgoi Fondin Sovran në Kushtetuese, kurse në 2020, e votoi vetë si pjesë të programit qeverisës”, ka shkruar Statovci.
“Në bazë të Global SËF, janë 175 Fonde Sovrane në mbarë botën, përfshirë këtu vende sikurse Slovenia, Greqia, Irlanda, Norvegjia etj. Por, ky fakt, s’po e ndalon dot LDK-në që dorë për dore me PDK-në, të marrë udhë tek Gjykata Kushtetuese, të cilën, po e konsiderojnë si zyrë ankesash për defetizmin e shterpësinë e ideve që i ka kapluar”.
“Fondi Sovran e ruan pronësinë e aseteve strategjike të vendit për t’i kthyer në një të mirë publike, duke përmirësuar gjendjen e operimit të brendshëm dhe duke u hapur ndaj kapitalit të ri. Ka shumë raste të vendeve të zhvilluara që kanë përdorur pikërisht fonde të ngjashme”, ka thënë ajo ndër të tjera