Policia informacion se një grup planifikonte eliminimin e Gledis Nanos, ish-kryepolici nuk vihet në dijeni për situatën, asnjë masë shtesë sigurie për të dhe familjen

by Nexhat

News24 mëson se Policia e Shtetit ka adiminstruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Po ashtu News24 ka konfirmuar edhe faktin se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën gjatë hetimeve ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon. Ky i fundit e ka konfirmuar këtë lajm për News24

Burime bëjnë me dije se dyshohet se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit. Po ashtu News24 mëson se Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia e as ndaj familjes së tij nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia e shtetit. Ndërkohë, Policia e shtetit, e pyetur nga News 24, lidhur me lajmin, as nuk mohon e as nuk pohon ndonjë rezultat lidhur me rastin

banner

Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë policisë së shtetit. Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Polici, ku para se të emërohej kryepolic, drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia. Pak ditë më parë Nano ishte në një vizitë në SHBA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy