SHBA thotë se Irani është “thellësisht i përfshirë” në sulmet e Detit të Kuq ndaj anijeve tregtare

by engel

Irani ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe inteligjenca e tij ishte vendimtare për të mundësuar lëvizjen Houthi të Jemenit që të targetonte anijet, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

Houthitë e mbështetur nga Irani, të cilët thonë se sulmet e tyre janë në mbështetje të palestinezëve të rrethuar nga Izraeli në Gaza, kanë targetuar transportin tregtar në Detin e Kuq me drone dhe raketa, duke i detyruar transportuesit të ndryshojnë kursin dhe të marrin rrugë më të gjata rreth skajit jugor të Afrikës.

banner

“Ne e dimë se Irani ishte thellësisht i përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq. Kjo është në përputhje me mbështetjen materiale afatgjatë të Iranit dhe inkurajimin e veprimeve destabilizuese të Houthive në rajon,” ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Adrienne Watson.

“Kjo është një sfidë ndërkombëtare që kërkon veprim kolektiv,” tha ëatson.

Mirëpo, Irani e mohon përfshirjen në sulmet e Houthis në Detin e Kuq.

SHBA javën e kaluar ka njoftuar për krijimin e një koalicioni detar që përfshin 20 vende që synon të ndihmojë në mbrojtjen e anijeve nga sulmet në Detin e Kuq. Disa nga vendet e përfshira kanë thënë se operacionet për të mbrojtur trafikun tregtar do të jenë pjesë e marrëveshjeve ekzistuese detare./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy