Ten Hag: United mund të “mundë këdo” kur është me skuadër të plotë

by engel

Manchester United ka një skuadër që mund të konkurrojë me skuadrat kryesore të Premierligës, tha menaxheri Erik Ten Hag, duke motivuar skuadrën e tij për t’u rikthyer në maksimumin e tyre kur lojtarët kryesorë të kthehen nga lëndimi.

United, i shtati në renditje dhe gjashtë pikë larg katër top skuadrave, nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit, duke humbur ndaj Bournemouth dhe Bayern Munich përpara një barazimi pa gola në Liverpool.

banner

Ten Hagut i është dashur të përballet me një sërë lëndimesh dhe është pa shërbimet e Casemiro, Lisandro Martinez, Mason Mount, Tyrell Malacia, Victor Lindelof dhe Amad Diallo.

“Unë mendoj se ajo që na ka dëmtuar padyshim është se kishim probleme në pozicione vendimtare” u tha Ten Hag gazetarëve të premten. “Duhet ta keni në konsideratë këtë”.

“Por të gjithë e kuptojnë se kur ke lojtarë të tillë kyç që nuk janë në dispozicion, kjo do të ketë një efekt negativ në rezultate. Megjithatë, ne jemi në një vend ku mund ta ndryshojmë këtë histori, të ndryshojmë këtë sezon”.

“Kam besim, kur lojtarët të kthehen, ne do të kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. Liverpool ishte në krye të ligës (fundjavën e kaluar), kështu që ne ishim konkurrues me ta… Ky ekip, kjo skuadër, është e fortë kur të gjithë janë në ekip dhe ne mund të mposhtim këdo”.

United udhëton në ëest Ham United të shtunën, përpara se të presë Aston Villa të vendit të dytë të martën./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy