Deputetja Krasniqi i reagon Bislimit: Për shkak të masave këto janë projektet që u bllokuan në vlerë prej 295 milionë euro

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se për shkak të masave të vendosura nga BE, janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë euro. Ajo thotë se zv/kryeministri Besnik Bislimi, është munduar që t’i ikë “përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie, duke e akuzuar BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

Sipas Krasniqit, ky pushtet është fatkeqësia e vendit, andaj ajo numëron projektet që u bllokuan nga masat e vendosura, siç thotë ajo që erdhën si pasojë e moskoordinmit me aleatët për veprimet në Veri.

banner

Postimi i saj i plotë:

Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, qenka përpjekur sot për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie, duke e akuzuar BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, me sanksionet e vendosura, të cilat kanë ardhur si përgjigje ndaj injorimit dhe mos përfilljes në veprimet e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pa koordinim me aleatët tanë, BE dhe SHBA-në, ku për pasojë e masave të vendosura janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.

Ky pushtet është fatkeqësia e vendit!

Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:

• 92 mil euro:  rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

• 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

• 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

• 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

• 7 mil euro:  mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• 6 mil euro:  mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

• 3 mil euro:  efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

• 3 mil euro:  qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

• 2.5 mil euro:  përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

• 2 mil euro:  rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

• 1 mil euro:  programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

• 0.8 mil euro:  përkrahja e profesioneve juridike

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

• 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy