Teksa po i afrohemi vitit 2024, Endrick ka shkaktuar entuziazëm ne mesin e tifozëve të Real Madridit, të cilët po e presin me padurim debutimin e tij me fanellën madrilene.
Sensacioni brazilian pritet t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, sapo të mbush 18 vjet
Në një intervistë së fundmi për MARCA, Endrick foli për kalimin tek Real Madridi, duke diskutuar gjithashtu edhe për tema të ndryshme që përfshijnë Benzeman dhe racizmin mes të tjerash.
“Do të ketë shumë përgjegjësi, një sfidë e madhe. Mezi po pres që të luajë me atë fanellë dhe ta shijoj atë me tifozët. Është një ëndërr që e kisha që kur isha i vogël, të jem pjesë e Real Madridit”, ka thënë fillimisht Endrick
Kur u pyet për sulmuesin perfekt, Endrick përmendi ish-yllin e Real Madridit, Karim Benzema
“Karim Benzema i ka të gjitha aftësitë për të qenë sulmuesi perfekt, ai është momentalisht në Arabinë Saudite dhe ka luajtur për Real Madridin për shumë vite”, u shpreh Endrick.
“Ai e di se si ta kuptojë lojën në mënyrë perfekte, ai është spektakolar në çdo aspekt. Sulmuesi më i mirë në botë për një kohë të gjatë. Kane dhe Haaland kanë gjithashtu të gjitha aftësitë për të qenë sulmuesi ideal”, shtoi ai.
Endrick u pyet gjithashtu edhe për racizmin që po u bëhet lojtarëve në La Liga
“Unë tani jam ballafaquar me racizëm, por nuk më intereson, sa më shumë që e bëjnë unë do të buzëqesh në fytyrën e tyre. Unë jam në luftë me Vinin, Rodrygon dhe të gjithë ata që vuajnë nga racizmi”, deklaroi braziliani
Në fund, Endrick pati disa fjalë edhe për Luis Suarez, i cili kishte thënë se dëshironte ta shihte atë tek Barcelona.
“E mbaj mend golin e tij ndaj PSG-së, duke dribluar Thiago Silvan dhe David Luiz. Unë kam mësuar shumë gjëra prej tij dhe ai ka kontribuar shumë për futbollin brazilian”, përfundoi Endrick