Deontay Wilder ndonëse konsiderohej favorit absolut, pësoi një humbje të rëndë përballë Joseph Parker.
Ndeshja ishte shumë e njëanshme, duke vënë në pah performancën e dobët të Wilder dhe duke zbuluar disa dobësi të tij teknike të cilat nuk i kishim parë më herët
Parke në anën tjetër, demonstroi një qëndrueshmëri dhe vetëbesim të madh përgjatë luftës, duke siguruar në fund fitoren me vendim të gjyqtarëve të cilët i dhanë fitoren me pikët 118-111, 118-110 dhe 120-108
Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes së Wilderit.
Në një intervistë për TNT Sports, Hearn tha se Wilder “i prishi planet” e tyre.
https://twitter.com/boxingontnt/status/1738698617785815383?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1738698617785815383%7Ctwgr%5E587d81375942068b454783dc5fd9de8d197645d2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpromotori-joshuas-perqesh-wilderin-pas-humbjes-ai-ka-prishur-planet-tona%2F
“Ai nuk është mirë, ky është realiteti. Ishte lufta më e njëanshme që kam parë ndonjëherë në peshat e rënda. Ai nuk kishte më fuqi në përfundim të luftës. Ai i prishi planet tona”, ka thënë Hearn pasi Wilder nuk arriti t’i qëndrojë besnik marrëveshjes.
Më herët këtë muaj, Joshua dhe Wilder kishin bërë një marrëveshje për një luftë këtë vit, duke shkaktuar entuziazëm në mesin e tifozëve në botë
Por, kjo vlente vetëm në rast se të dy boksierët do të fitonin ndeshjet e tyre respektive.
“Unë do t’i them atij le të shkojmë dhe të shohim se si duket një kampion i peshave të rënda. Ai (Joshua) është disa kategori mbi Wilderin”, përfundoi Hearn