Azemi i LDK’së: VV’së po i bien votat drastikisht, s’ka manipulim që iu shpëton nga rënia

by Nexhat

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje po i bien votat drastiksht dhe për këtë “po bën propagandë”.

Azemi i është referuar një sondazhi ku Lëvizjen Vetëvendosje e nxjerr bindshëm të parën, ndërkaq LDK-në të tretën.

”Partia në pushtet që edhe para zgjedhjeve të fundit lokale publikonte sondazhe që kanë me i fitu mbi 25 komuna, e përfunduan duke i fitu veç 4 me mjaft vështirësi, e paska nisur sërish propagandën. Prapë me sondazhe. Kjo në një kohë kur numri i qytetarëve të zhgënjyer me këtë qeverisje po rritet masivisht. Kur VV-së po i bien votat drastikisht në çdo cep të vendit”, ka shkruar Azemi në Facebook, të hënën.

“Këto sondazhe të manipuluara po publikohen mu në periudhën kur Albin Kurti po e thyen edhe premtimin më të madh të tij, kur po përgatitet për ta formu Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Prandaj, përveç që me përqindje sipas dëshire po e nxjerrin veten fitues të zgjedhjeve të ardhshme, po manipulojnë edhe me këtë çështje. Sipas këtij sondazhi, ende pa u publiku, doli spini i parë se 50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis. Orkestrim super i dobët”.

“Sidoqoftë, vullneti qytetar nuk shtrembërohet. Asnjë sondazh i porositur e që rezultatet merren nga zyrat e VV-së nuk e shpëton këtë pushtet nga theqafja. S’ka manipulim që iu shpëton nga rënia”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy