Deputeti i VV-së: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist të sulmit në Banjskë (VIDEO)

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njihet personalisht me, siç tha ai, kokat e grupit terrorist të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Ai ka folur për personin e quajtur Vladimir Radojeviq i njohur me nofkën “Mami”, duke thënë se ai përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, Rrustemi është shprehur se në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij, siç tha ai, në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

banner

“Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.

“Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet “Mami” (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë. “Mami”  përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet tutje në shkrimin e Rrustemit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy