Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin sllovak Vlado Bilcik, i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Lajçak dhe Bilcik folën për situatën në veriun e Kosovës, e po ashtu edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

banner

”Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit EVROPIAN VladoBilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, tha Lajçak.

Diskutimi mes tyre vjen disa ditë pasi në veri të Kosovës ndodhi një sulm terrorist.

Si pasojë, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Të dy janë nga Sllovakia, që është një pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy