LVV, PDK e LDK reagojnë pas publikimit të sondazhit nga UBO Consulting

by Nexhat

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka dalur i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind

banner

Pas publikimit të këtyre matjeve kanë ardhur reagimet nga subjektet politike.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka përmes një reagimi në Facebook duke ju referuar në mënyrë indirekte këtyre matjeve ka thënë se nuk ka forcë që e ndalë “qeverisjen d e drejtë” të kryeministrit Kurti

“U përpoqën me fake profile e fake llogari të ndryshojnë rezultate nëpër sondazhe të mbrëmjeve. Dështuan. Por, sonte, ashtu siç u paralajmërua, del sondazhi real i matjeve të atyre që ekzistojnë, i qytetarëve të vërtetë të Kosovës. Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar këto matje pasi sipas tij për PDK-në u dhanë tri opsione e për LDK-në vetëm një.

“Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj.  Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, ka shkruar Abdullahu

Sikurse Manxhuka edhe ai  thotë se PDK-në nuk ka kush që e ndalë.

“Gjithsesi, kot e keni: PDK është nisur, po rritet e fuqizohet çdo ditë dhe nuk ka kush që e ndalë”, ka shkruar tutje Abdullahu

Për sondazhe kanë folur edhe në LDK, por këta të fundit janë marrë me paralajmërimin e LVV-së për publikimin e sondazheve.

Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi ka shkruar në FB se kur rezultatet nuk ekzistojnë, “pushteti aktivizon propagandën”, duke ju referuar paralajmërimeve të LVV-së për publikim të sondazheve të saj.

“Në vend se sot të listohen të arriturat, e të angazhohet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, ky pushtet i kthehet të vetmes punë që di ta bëjë, propagandës. Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara” , ka shkruar Halimi

Derisa sipas deputetit të LDK-së Besian Mustafa, sondazhi i LVV-së u bë me 800 persona.

“Fatura të larta energjetike? Dështim në PISA? Dështim në shëndetësi, infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër? Porositni një sondazh të rremë shpejtë, shpejtë, ngutu, ngutu qaty me 800 persona në krejt Kosovën sa me qitë VV-në kinse mirë me numra”, ka shkruar Mustafa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy