Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovës, Petar Petkoviq, ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetje të protestave opozitare në Beograd.
Ai thotë se Kurti “po i sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”
“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, derisa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.
Mediat e pavarura serbe kanë raportuar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve opozitarë në Beograd.
Opozita e ka akuzuar Vuçiqin për vjedhje të votave në shumë qytete, ndër to edhe në Beograd