41
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se spitali Al-Shifa pasqyron makthin që shfaqet në të gjithë Gazën.
Ai këto komente i ka bërë përmes një shkrimi në “X”, dikur Twitter, shkruan CNN,
Tedros është shprehur se në atë spital ka mungesë të ilaçeve, ushqimit, energjisë e ujit.
“Al-Shifa është një pasqayrë e makthit që shfaqet në të gjithë Gazën, ku mungesa drastike të ilaçeve, ushqimit, energjisë, ujit dhe mbi të gjitha të sigurisë”, ka shkruar tutje Tedros.