Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për rastin e ndodhur më 25 dhjetor, kur i dyshuari A.G i lindur në vitin 2002 nuk ka përfillur urdhrin e Policit të trafikut dhe e ka goditur të njëjtin.
I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që zyrtari policor ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës
Policia ka njoftuar menjëherë se është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.
Policia ka treguar se pas një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Arrestohet i dyshuari për vepër penale
“Vrasje nё tentativë”
Pejë, 26 dhjetor 2023
Më datë 25 dhjetor 2023 rreth orës 18:05, Patrulla e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin Ozdrim – Pejë, pasi e kishte sinjalizuar për ndalim veturën Golf 2 i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e policit duke vazhduar me të njëjtën shpejtësi me ç’rast e godet ZP. duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjerë sa ZP është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Policia menjëherë është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit
• A. G. i lindur me 2002.
Pas një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.