Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.
Të besuarit e Klopp patën një dominim të plotë në pjesën e parë, aty ku edhe e gjetën golin e epërsisë.
Darwin Nunez (6’) me një goditje precize e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës, shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 mysafirëve
Darwin Nunez has scored his first goal after an 11 game goal drought.
— Pubity Sport (@pubitysport) December 26, 2023
Back in the goals. ⚽ pic.twitter.com/jvOLfKVYNJ
“Të Kuqtë” patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin me anë të Mohamed Salah (34’), por goditja e egjiptianit u ndal nga shtylla.
Liverpooli gjeti përsëri golin në pjesën e dytë përmes Harvey Elliott (55’) mirëpo pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje
Për të përmbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Diogo Jota (89’) i cili pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të shënoi për 2-0 pas asistimit të Luis Diaz.
https://twitter.com/SamueILFC/status/1739727795658330447?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1739727795658330447%7Ctwgr%5Ea24055360a40afe2258ad7f48b5c4026bf04bc6b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliverpool-merr-nje-fitore-komode-ne-udhetim-ndaj-burnleyt%2F
Liverpool qëndron momentalisht në pozitën e parë me 42 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar