Milan në kërkim të trajnerit të ri. Pozicioni i teknikut aktual, Stefano Pioli është vënë seriozisht në dyshim dhe për këtë fakt, drejtuesit kuqezi po mendojnë për opsione të reja. Më i pëlqyeri në këtë moment është ai i Brajton, Roberto de Zerbi. Italiani shihet si favorit për të marrë drejtimin e Milanit gjithnjë nëse Pioli do të shkarkohej për shkak të ecurisë së dobët. Milani do të ndahet me menaxherin Stefano Pioli në fund të sezonit pasi rezultatet nuk kanë qenë bindëse në muajt e fundit.
Trajneri i Brighton mund të mos jetë një objektiv i lehtë pasi ai duket mjaft i vendosur me skuadrën e Premier League dhe praninë e një klauzole të lartë lirimi. Ndërkaq, emri që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit është edhe ai i Bolonjës, Thiago Motta. Ecuria e mirë në kampionat dhe Kupën e italisë ka forcuar pozitat e ish-mesfushorit për të marrë drejtimin e një skuadër konkuruese për trofe.
Momentalisht, Bolonja gjendet në vendin e katërt dhe kjo falë mentalitetit fitues të injektuar nga Motta. Për të mbërritur tek firma me të, Milan do ta kishte më të lehtë se sa akordi me Roberto De Zerbi. Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se Pioli do të largohet nga Milani. Aktualisht skuadra qëndron 11 pikë nga liderit e kampionatit, Interi, teksa u eliminua nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.