91
Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin.