Tifozët e Realit marrin një lajm të madh, mësohet data e rikthimit të Arda Guler

by Nexhat

Arda Guler iu bashkua me shumë bujë Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, me Los Blancos që fituan garën me Barcelonën për transferimin e tij.

Mesfushori i talentuar turk megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Real Madridin, por kjo mund të ndryshojë më shpejt se sa pritej

Talenti turk do të kthehet në garë për ndeshjen me Mallorca më 3 janar, raporton Gol de Oro

18-vjeçari iu bashkua Bardhezinjve në verë, por pësoi një lëndim në gju gjatë turneut në SHBA. Më pas ai po bëhej gati të kthehej në vjeshtë, por pësoi një tjetër lëndim në rikthim.

Eduardo Camavinga dhe Dani Carvajal gjithashtu pritet të kthehen në fitnes në kohë për ndeshjen me Mallorca.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Madridit pas pushimit të Krishtlindjeve dhe Guler pritet të jetë në bankën rezervë dhe i gatshëm për debutim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy