Xheladini reagon pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në Dragash, kërkon reagim të autoriteteve përgjegjëse

by Nexhat

Pos ankesës për ngritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike, qytetarët në shumë komuna të Kosovës po ankohen edhe për reduktime të furnizimit me rrymë.

Së fundmi edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi që në shumë fshatra të Opojës dhe sidomos të Gores ka ndërprerje të paplanifikuara të energjisë elektrike

“Mungesa e vazhdueshme e furnizimit të rregullt me energji elektrike po u shkakton shqetësime dhe probleme të mëdha qytetarëve të Komunës së Dragashit, të cilët janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike”.

Ai thotë se këto ndërprerje po pengojnë funksionimin normal të jetës në këtë komunë.[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

“Ndërprerjet e shpeshta dhe rrjeti i vjetruar i furnizimit me energji elektrike në tërë territorin e Komunës së Dragashit, e veçanërisht në pjesën ku jeton komuniteti joshumicë, kanë krijuar një situatë të pafavorshme e cila po ndikon në jetën dhe aktivitetet e përditshme të qytetarëve, si dhe po pengon funksionimin normal të shumë subjekteve ekonomike në Komunën tone”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy