Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë garat ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Njësitë policore në këtë autostradë kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik
“Parandalimi i garave të shpejtësisë në autostradë dhe mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë”
Me datën 26.12.2023 Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në kilometrin e 10-të të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”, njësitë policore kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, bëhet e ditur në njoftim