Analisti Shkëlzen Gashi, duke diskutuar sondazhin që ditë më parë nxori të parën Lëvizjen Vetëvendosje, tha se kjo gjë është për t’u shqetësuar sepse sipas tij, Qeveria Kurti për tri vjet nuk e ka shënuar asnjë sukses.
Analisti Gashi ripërsëriti disa herë se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë sukses
“Në mars i bëjnë tri vjet dhe nuk e kanë asnjë sukses. Saherë të bëj një kritikë për këta (LVV-në), e kam ndërmend me thanë që ata që janë kanë përpara tyre janë kanë katastrofë. Kjo me shqetëson se ky rezultat kallxon që ky i merr prap 50% si herën e kaluar, me diasporën i merr apet qashtu. Për tri vjet nuk e ki asnjë sukses”, tha Gashi.
Ai tha se po ndërtohet një fakultet në Prishtinë, por nuk ka më pas studenta për me u regjistru aty. Prandaj kritikoi qeverinë që ka nisur ndërtimin e fakultetit vetëm sa për ta prerë shiritin
“Nuk është sukses me marrë me ndërtu një send, p.sh, më bjen me kalu ku është Fakulteti Teknik dhe aty ku ka qenë një hapësirë e gjelbëruar, aty kanë fillu me ndërtu fakultetin e shkencave matematiko-natyrore dhe fakultetin ekonomik. Këta e kanë mëndësinë e njëjtë sikur qeverisjet e mëparshme, ta bajna një ndërtesë të madhe e le të doket dhe ne lë të prejmë shirit, se kur nis fushata në shtator-tetor ky del e pren shirita e në fund të kësaj dekade ski me pas studentë, ski me mujtë më mbushë me studentë. Kjo është me bo sene pa plan”, u shpreh ai në T7.
“S’kan as vizion e as ide. Këta vetëm bëjnë për me pre shirit”, tha ai
Sipas tij nuk ka suksese në asnjë fushë.