Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla dolën në një konferencë për media për të folur për rezultatet e qeverisjes së tyre, të cilat i konsiderojnë të jashtëzakonshme.
Kurti foli për një sërë çështjesh, ndërsa mori merita edhe për liberalizimin e vizave, të cilin e cilësoi si një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme të vendit.
Ministrja e Punëve të Jashtme foli për forcimin e sundimit të ligjit e demokracinë, ndërsa tha se reputacioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është përmirësuar. Sipas saj, Qeveria me qëndrimet e saj të guximshme, arriti ta fitojë “respektin e botës demokratike”,
“Pa ndryshimet cilësore në vend nuk do të kishim arritur as përmirësimin cilësor të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është forcimi i shtetit ligjor ai për të cilin jemi votuar dhe të cilin po e zbatojmë hap pas hapi, përkundër kundërshtimeve, rezistencës dhe sfidave”, tha Gërvalla.