Kaçanik: i riu lëndohet me armë zjarri, dërgohet me urgjencë në QKUK

by Merita

Një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.

Rasti ka ndodhur dje në Kaçanik. Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, bën të ditur se viktima është 21-vjeçar dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

banner

“Stacioni i policisë në Kaçanik rreth orës 02:00 nga Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik ka pranuar një informatë, se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet që kishte pësuar nga arma e zjarrit, i cili më pas ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohet se personi A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën ‘’Mejdi Dalloshi’’ në Kaçanik me armën e zjarrit ( pistoletë ) ishte vetë plagosur”, thuhet në njoftim.

Sipas Policia, është sekuestruar arma e zjarri bashkë me tre fishekë dhe gëzhojën që u gjet në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy