Krasniqi: Nuk i bëjnë mirë Kosovës instrumentet një etnike

by Merita

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në “FIVE” të Dukagjinit gjersa ishte duke folur se kush duhet të jetë autori i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka thënë se për të kjo çështje ka një bazë te Ligji për Qeverisë Lokale.

Krasniqi ka thënë se shtetit të Kosovës nuk i bëjnë mirë instrumentet një etnike, pasi sipas tij e dëmton frymën shumëetnike në vend.

banner

“Për mua (Asociacioni) ka qenë dhe vazhdon të jetë çështje e cila ka një bazë tek ligji për qeverisje lokale. Ku komunat kanë të drejtë të bashkohen në Asociacione dhe unë e shoh gjithmonë prej këtij prizmi. Dhe jam i thirrur sipas detyrës si ministër i Pushteti Lokal, mirëpo unë besoj që neve në Kosovë na duhet vetëm instrumente që na mundësojnë te kemi një bashkëjetesës, një frymë shumë etnike dhe asnjëherë nuk i bën mirë Kosovë edhe demokracisë në vend instrumente të cilat janë një etnike”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy