Këtë të mërkurë qeveria e Kosovës ka nënshkruar me ambasaden Gjermane marrëveshje të nën-huazimit me vlerë 25.5 milionë euro për mbështetje të projekteve të “KOSTT-it”. Ky projekt, do të shërbejë për përmirësimin e rrjetit të transmetimit në Kosovë. Ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.
Sipas Ministrit Hekuran Murati, konkretisht me anë të këtij projekti do të bëhet rehabilitimi, zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të transmisionit si dhe do të investohet edhe në shërbimet e konsulencës dhe inxhinierisë përkatëse”.
Zv.ambasadori i Gjermansë në Kosovë, Matthias Conrad, tha se ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të konsumit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut kosovarët e energjisë në tregun evropian të energjisë.
Ndërsa Zv.ministëri i Ekonomisë, Getoar Mjeku me këtë rast tha se Kosova ka një strategji kogja ambicioze të energjisë dhe se brenda vitit 2031 synohet të këtë 1 600 megavat kapacitete gjeneruese të energjisë së ripërtitshme.
“Projekti fokusohet në zonën e Deçanit ku do të mundësoj integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë. Zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformatorë të ri që do të përmirësojnë ngarkesën”.
“Ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, tha ai.