Punëtorët e KEK marrin 300 euro për fundvit bonus dhe nga janari pagat me rritje prej 70 euro

by Nexhat

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës njofton se punëtorët e KEK do të marrin pagat me rritje prej 70 eurosh që nga janari, ndërsa për fundvit do të marrin bonus prej 300 eurosh.

Sindikata e KEK thotë se ky vendim është marrë nga bordi pas bisedimeve të vazhdueshme dhe negociatave me ta

banner

Andaj njofton edhe për anulimin e protestës së paraparë të mbahej për nesër.

Njoftimi i plotë:

Dua të ndaj me të gjithë ju zhvillimet e fundit lidhur me kërkesat tona për ngritje të pagave nëpërmjet një njoftimi të rëndësishëm. Pas bisedimeve të vazhdueshme dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi arritur një përparim të rëndësishëm në rrugën tonë drejt një kompensimi më të drejtë për punën tonë.

Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona. Mirëpo i rezultat i këtij realizimi të pjesërishëm protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të Kryesisë anulohet.

Ne vazhdojmë të përkushtohemi për qëllimet tona dhe inkurajojmë mbështetjen tuaj në këtë fazë të negociatave. Bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto momente.

Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në këtë çështje të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive për të siguruar një mjedis pune më të mirë dhe një kompensim më të drejtë për të gjithë ne.

Me respekt,

Sindikata e Re e KEK-ut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy