Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ia ka paguar që gati dy muaj mëditjet gjyqtarëve kosovarë.
Duket se futbolli Kosovar ka më shumë probleme se vetëm infrastruktura e cila ndodhet në gjendje të mjerueshme.
Disa refer të futbollit të cilët janë të angazhuar nga federata e futbollit ka treguar se nuk janë paguar për punën e tyre të kryer gjatë këtij sezoni.
Disa gjyqtarë të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë kanë treguar për TV Dukagjinin se nuk i kanë marrë mëditjet që gati dy muaj.
Ata kanë thënë se ende nuk i kanë marrë as paratë për muajin nëntor. Po ashtu nuk janë paguar ende as për ndeshjet që kanë gjykuar në muajin dhjetor.
Disa prej tyre gjithashtu kanë thënë se “me paratë e referimit mbajnë familjet” dhe se këto mjete i kanë të hyrat e vetme financiare.
Rreth kësaj qështje nuk po pronocohen zyrtarët kompetent të federatës së futbollit. Ata nuk po kthejnë përgjigje në emailat e medieve dhe nuk po i hapin telefonat në thirrjet e gazetarëve.
Gjyqtarët kryesorë në elitën e futbollit kosovar paguhen 200 euro për ndeshje, teksa anësorët 150 euro dhe i katërti 100 euro.
Në Ligën e Parë gjyqtari kryesor merr 150 euro për ndeshje, ndërsa anësorët 120 euro.
Në Ligën e Dytë gjyqtari kryesor paguhet 100 euro për ndeshje, e asistentët 80 euro.