Ariana Grande prej disa vitesh është shumë diskrete në fushën e saj të preferuar: muzikën. Por kjo nuk do të thotë që nuk është e përfolur për jetën e saj.

Në të vërtetë, këngëtarja ishte e martuar deri në shtator me agjentin e pasurive të patundshme Dalton Gomez. Bashkimi i tyre, i cili zgjati dy vjet, përfundoi zyrtarisht pas thashethemeve për tradhëti të Ariana Grandes.
Diva, e cila është duke përgatitur një shfaqje në Broadway, tani është në një lidhje me kolegun e saj, Ethan Slater.
Thashethemet janë nxitur prej kohësh nga mediat, por sot duket se janë konfirmuar: të dy janë parë nga fotografët e Page Six jashtë një restoranti në Nju Jork me miq të tjerë.
Nga ana e tij, Ethan Slater gjithashtu i kërkoi divorcin partneres së tij./Informim/