Një person në Fushë Kosovë ka raportuar se ka arritur ta zë një të dyshuar i cili kishte kryer vjedhje në shtëpinë e tij.
Sipas raportimit të viktimës, i dyshuari i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie/ari, të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë i kishte hedhur gjatë ikjes.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit.
“Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë 27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari, të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, njofton policia.