Çitaku – Muratit: Mos na e fyeni inteligjencën

by Nexhat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka thënë ministrit të Financave Hekuran Muratit “që mos të iu fyejë inteligjencën”.

Kjo pasi Murati ka deklaruar se pagat e dhjetorit për sektorin publik kanë dalë, duke kërkuar që të festohet me produkte vendore.

Por Çitaku e ka pyetur Muratin se “nuk i kanë rritur rrogat përkundër rritjes së çmimeve”.

”Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat.  Ministër, a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath?”.

“A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën.  Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy