Do ta përfaqësonte Izraelin në Eurovision, por humbi jetën në Gaza

by Merita

Një rezervist izraelit është vrarë në Rripin e Gazës orët e fundit, vetëm pak javë pasi ja doli të fitojë një konkurs kënge në televizion, që i mundësonte edhe pjesëmarrjen në festivalin, për të përfaqësuar vendin në Eurosong.

26-vjeçari, Shaul Greenglick, performoi këngën “Israel’s Rising Star” më 3 dhjetor, para se të thërritej për t’u mobilizuar në luftën kundër Hamas.

banner

Edhe në skenë ashtu u ngjit, me veshjen e tij ushtarake, ku këndoi një baladë popullore. Një prej gjyqtarëve madje i sugjeroi që ta ndërpresë këtu këtë pasion të tijin, për momentin, pasi do të shërbente më shumë në luftë sesa në festival.

Funerali për Greenglick u mbaj të mërkurën e 27 dhjetorit në Izrael. 166 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në ofensivën e ushtrisë drejt Gazës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy