Dodiku paralajmëroi shkëputjen e RS-së, ministri i Brendshëm: Vepro dhe do të arrestohesh menjëherë

by Nexhat

Pasi lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik deklaroi sot se Republika Serbe së shpejti mund të shpallë shkëputjen, pati një reagim të ashpër nga Ministri Federal i Brendshëm i vendit, Rama Isak.

Dodik sot tha se Republika Serbe do të shpallë pavarësinë nëse përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, vendos Ligjin për pronën shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

banner

“Milord, nëse Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt vendos Ligjin për pronën shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinë në orën 17:00, dhe ju shpallni pavarësinë në orën 11:00 – në ora 11:01 do të përfundoni prapa grilave. Jua garantoj këtë. Urdhëro”, ka thënë Isak, përcjellë Klix.ba.

Ai i kërkoi Dodikut të mos presë vendimin e Përfaqësuesit të Lartë.

“Bëhu i guximshëm dhe përpiqu, por nuk do të kesh sukses, ose ndalo së helmuari shoqërinë boshnjake dhe mbjelljen e frikës, urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës. Nuk do të shpallësh asgjë, Milorad. Vetëm unë mund të të shpalli. Dhe për këtë, fajtor. Fajtor për kryerjen e veprave të rënda penale të dënueshme sipas dispozitave të Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka deklaruar ministri Isak.

Çfarë tha Dodiku sot?

Në një intervistë në Televizionin e entitetit të RS-së (RTRS), Dodiku kërcënoi se shkëputja ose shpallja e Republikës Sërpska të pavarur do të pasonte në të njëjtin moment kur Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, do të impononte përfundimisht një ligj që zgjidh statusin dhe të drejtën e disponimit të pronës shtetërore.

Ai thotë se ka informacione se një vendim i tillë mund të pasojë në muajin janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen. Ai shpjegoi se kjo do të thotë “pavarësi (nga Bosnja dhe Hercegovina) në çdo gjë”, ku RS nuk do të pengojë kalimin nëpër territorin e saj, domethënë të vendosë një kufi “të fortë” drejt Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, por do ta bëjë këtë nëse e sheh të nevojshme.

“Ne nuk presim që dikush nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës të inkurajohet për të sulmuar RS-në. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR-i të qëndrojë në vijën ndër-entitetesh dhe të parandalojë kontaktet”, tha ai.

“Amerikanët do të zemërohen”

Ai vlerësoi se në një skenar të tillë “amerikanët do të tërbohen dhe do të përpiqen të kërkojnë ndërhyrje”, por beson se miqtë e RS-së nuk do ta lejojnë. Ai nuk ka sqaruar se për cilët miq e kishte fjalën, por dihet se Dodiku për momentin përveç Beogradit ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest, pasi ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Nga janari i vitit të ardhshëm, është Hungaria ajo që merr nga Austria komandën e forcave ushtarake të Bashkimit Evropian në BeH (EUFOR), detyra e të cilave është parandalimi i konflikteve të mundshme të armatosura, por edhe garantimi i lirisë së lëvizjes nëpër BeH, pasi ky është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Dejtonit.

Vetë përfaqësuesi i lartë nuk e ka përmendur mundësinë e vendosjes së ligjeve për pronën shtetërore dhe vazhdimisht ka theksuar se ky është obligim dhe përgjegjësi e autoriteteve në BeH. Aktualisht, Schmidt planifikon të vendosë vetëm ndryshime teknike në ligjin zgjedhor të BeH në rast se parlamenti i BeH nuk merr vendime gjatë janarit që do të siguronin integritetin e procesit zgjedhor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy