32
Zbardhet identiteti i 4 viktimave, që humbën jetën si rezultat i një përplasjeje ‘kokë më kokë’ midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi me 47 fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, në “bypass-in” midis Urbinos dhe Fermignano.
Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç.
Nga aksidenti humbi jetën edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi, Sokol Hoxha studioi në Politeknikumin Marche.