Konjufca: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

by Merita

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti. Këtë e ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Zgjedhjet e parakohshme, ai i lidhi me zhvillimet që priten të ndodhin në Kosovë ndërsa më herët zyrtare të Vetvendosjes kanë nxjerrë të dhëna sondazhesh që sipas tyre i japin sërish një fitore të madhe.

banner

Në një intervistë në Klan Kosova Konjufca tha se: Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”.

“Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy