“Kur ka më shumë konsum ka edhe faturë më të lartë”, Kurti thotë se s’ka shtrenjtim të rrymës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës. E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë KESCO dhe ZRrE.

Sipas tij, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

banner

Këto komente, Kurti i bëri pas vizitës në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë, ku u bë përurimi i fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRRE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”

“Ne i kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçente për amvisëri edhe për bizneset në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”.

“Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRrE është adresa”, u shpreh Kurti.

Në inaugurimin e këtij projekti, morën pjesë edhe ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu, si dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy