Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, shpreson që Qeveria e Kosovës ta pranojë një Asociacion ose një vet-menaxhim. Sipas tij, aprovimi i Asociacionit është në interes të Kosovës.
“Unë shpresoj me një optimizëm të madh se kjo qeveri, ose cilëndo qoftë që do të vjen, por ky koncept qeveritar që e përfaqëson Kurti do ta pranon një Asociacion ose self-management. Sepse, kjo është mënyra e duhur dhe mënyra evropiane… Për interesin e Kosovës është që të aprovohet një marrëveshje e tillë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Rashiq thotë se draft-statuti i Asociacionit nuk paraqet rrezik për multietnicitetit, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes.
“Unë jam për që ta aprovojë një gjë të tillë, sepse siç thash nuk ka rrezik për multietnicitetit, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes. Unë shoh vetëm aspekte pozitive. Marrëveshjet e tilla, sa i përket fuqizimit të të drejtave të grupacioneve të ndryshme ose komuniteteve është absolutisht një standard në shumë shtete të Evropës, prandaj duhet ta kuptojmë dhe mund ta marrim shembull mostrën e shteteve tjera. Atje njerëzit po jetojnë shumë mirë, edhe pse flasin shumë gjuhë tjera”, shtoi ai.