Rusia akuzoi perëndimin se po tenton te rrëzojë presidentin serb Aleksander Vuçiq nga pushteti me të njëjtin skenar të përdorur në Ukrainë në vitin 2014.
“Përdoren shabllone të njohura nga manualet perëndimore, të cilat tashmë janë përdorur vazhdimisht në një sërë vendesh dhe me rezultate tragjike të pandryshueshme”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Moskë, Maria Zaharova.
Ajo kritikoi draft-statutin europian për formimin e asociacionit në Kosovë.
“Përfshirja e tij në sistemin qeveritar të shqiptarëve të Kosovës do t’i hiqte Asociacionit kompetenca të konsiderueshme, pasi do t’i nënshtrohej të ashtuquajturit legjislacion vendor, që do të nënkuptonte se Prishtina mund të bllokonte çdo vendim të komunitetit”, u zyrtarja ruse
Zaharova bëri dhe një parashikim lidhur me vendosjen e sanksioneve nga Serbia kundër Rusisë.