Szunyog: E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

by Nexhat

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka përshëndetur në rrjetin social “X” vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve.

“Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit. Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, shkroi Szunyog

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy