Truproja e Kurtit “keqtrajton” gazetaren e Klan Tv

by engel

Gazetarja kosovare, Blerta Dalloshi, e cila punon për televizionin shqiptar Klan Tv ka reaguar sot në profilin e saj në ‘Facebook’ duke denoncuar mbrojtjen e afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës.

Dalloshi ka publikuar një video, në të cilën shihet teksa largohet në mënyrë skandaloze nga mbrojtja e afërt e Kurtit, dhe thotë se ende ka dhimbje në dorën e djathtë.

banner

Dalloshi ka thënë se sjellja e sotme e truprojave të Kurtit është një turp.

Reagimi i plotë i gazetares Dalloshi:

Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrotje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me I marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjirha të mirat dhe të kqiat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp.

Edhe dicka, i di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk i kam tejkaluar ato.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe AGK të cilët e dënojnë sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së Kryeminisrit Kurti.

Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial, thonë AGK.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha. Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin. Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë. AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut”, thuhet në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy