Diçka e çuditshme po ndodh me Benzeman: Ai u largua nga Arabia Saudite pasi fshiu më herët Instagramin e tij

by Nexhat

Sulmuesi francez Karim Benzema është larguar nga Arabia Saudite, sipas mediat vendase.

Siç u tha, ka arsye private pse ai nuk u stërvit sot me klubin e tij Al-Ittihad, por detajet nuk u specifikuan

banner

Benzema pak ditë më parë fshiu profilin e tij në Instagram me më shumë se 76 milionë ndjekës dhe shumë prej tyre përmendën si arsye kritikat e ashpra në rrjetet sociale, me të cilat ai nuk mundi të përballonte.

Benzema është konsideruar fajtori kryesor për rezultatet e dobëta të skuadrës këtë sezon dhe kritikohet veçanërisht si i “padukshëm” në ndeshjet e mëdha.

Paraqitjet e dobëta për Al-Ittihad bënë që ai të përqeshej nga fansat dhe t’i jepej pseudonimi i veçantë “Ben Hazima”.

Kuptimi i këtij pseudonimi i përkthyer nga gjuha arabe është “biri i humbjes”

Është e vërtetë që shifrat e Benzemës nuk janë aspak të këqija – 12 gola në 20 ndeshje me Al Ittihad, me pesë asistime, por ai e pagoi çmimin për rezultatet e tmerrshme të ekipit dhe tani presim një shpjegim se çfarë po ndodh saktësisht me të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy