Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk guxon ta zbatojë Asociacionin.
Berisha tha se në këtë mandat Kurti nuk e bënë Asociacionin, pasi që sipas tij, do të ishte vrasje politike për të
“Albin Kurti nuk guxon ta zbatojë tash në këtë periudhë, pra gjatë këtij mandati, sepse do të ishte vrasje politike për të. Sepse ky është njëri i ‘jo Zajednices’ që ka ardhur në pushtet me këtë kauzë të paarritshme”, tha ai tëvë1.
Ndërkohë, deputeti opozitar tregoi se cila do të jetë formula zgjedhore për Qeverinë Kurti
“Nëse arrin me përmbyll këtë mandat pa implementim dhe me hy në vitin a ardhshëm zgjedhor ky do të shkojë prapë me ‘jo Zajednicës, nuk e bëj Asociacionin. ‘Nëse doni Kosovë pa Asociacion më votoni mua, nëse doni Asociacion votoni të tjerët’. Kjo do të jetë formula zgjedhore”, tha Berisha.
Berisha tha se Asociacioni është obligim ndërkombëtar për cilëndo parti që vjen në qeverisje.
“Cili do që do të vijë, jo vetëm Albin Kurti, ose unë – Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës. S’ka çare pa e bërë. Çështja është vetëm se a do të jetë Asociacioni siç është në marrëveshjen e 2013-2015, apo do të jetë Asociacioni me autonomi territoriale politike me ¼ territorit me iu nda sovraniteti politik me Serbinë, siç e ka bërë ky zotëria [Kurti]”, shtoi ai./teve1.info/