SPAK ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, përveç ish-ministrit Ilir Beqaj, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani
Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë. Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.
Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt. Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij