Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se ushtarët italianë do të kryejnë disa stërvitje ushtarake pranë Zubin Potokut.
Siç thuhet në njoftim, stërvitjet ushtarake do të realizohen më 30 dhjetor,
“Aktiviteti stërvitor do të përfshijë ushtarë nga ushtria italiane dhe anije italiane me qëllim që të plotësojnë kërkesat e specifikuara të trajnimit të njësisë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende dhe synon të krijojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon