Juvenusit si zakonisht i mjafton një gol në derbi, mposht Romën dhe i bëhet hije Interit

by Nexhat

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 në kuadër të derbit të javës së 18-të në Serie A.

Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që kishin nga një rast të mirë për të shënuar

Me të filluar pjesa e dytë, Zonja e Vjetër tregoi forcën, ku me një kundërsulm të shpejt shënoi golin hapës.

Në minutën e 47-të, Dusan Vlahovic asistoi te Adrien Rabiot që shënoi për 1-0

Pas golit skuadra e Max Allegrit bllokoi ndeshjen, duke e lënë pa raste Romën.

Në anën tjetër Juventusi ishte afër të shënonte me Weston McKennie në minutën e 84-të, por Rui Patricio bëri pritje të madhe.

Juve gjeti edhe golin e dytë në minutën e 88-të, me Federico Chiesan, por që u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Zonja e Vjetër mori fitoren e 14-të sezonale, ku me 43 pikë janë në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Interi lider

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy