Osmani: Trimëria dhe sakrifica e luftëtarëve do të na frymëzojë përherë

by Nexhat

Në Ditën e Veteranëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen për të gjitha gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal”, ka thënë ajo.

banner

Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë, ka thënë Osmani.

“Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, shtoi ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy