AGK-ja: 2023, viti me më së shumti kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se 2023 ishte viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e mediave që janë raportuar te AGK-ja.

AGK numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2023.

Në këto 74 raste, AGK-ja thot% se “30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme”.

“Gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Republikës së Kosovës. Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar”, shkruan AGK-ja në Facebook

“Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik”.

AGK-ja i ftoi punonjësit e mediave që të mos hezitojnë as në të ardhmen t’i raportojnë rastet e ngjashme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy