Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së.
Gjatë intervistës për Telegrafin, Haradinaj është pyetur se pse nuk i ka vizituar ende Thaçin e të tjerët në Hagë.
“Nuk i kam vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, unë po lutem që mos po vijnë ata në Kosovë. I kam vizituar familjet e tyre. Nuk e di a do të shkoj, as po as jo, por një gjë e di, nuk më ka lënë ndonjë “lezet” Haga, prandaj”.
“Po ndodh gjykim i stërzgjatur, gjykata duhet me e repsektu të drejtën e palëve, nuk duhet me u shty në pakufi këto procedura”, u shpreh Haradinaj
Ai ka kujtuar momentet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 2008, derisa ishte në Hagë.
“U merzitën serbët, u gëzuam ne, u gëzuan këta tjerët….”, tha Haradinaj